Ish-kryebashkiaku i Shkodrës/ Pushohet çështja ndaj Valdrin Pjetrit, del i pastër me drejtësinë

Shqipëria

Ish-kryebashkiaku i Shkodrës/ Pushohet çështja ndaj Valdrin Pjetrit, del i pastër me drejtësinë

Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 14:54
Valdrin Pjetri

Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e prokurorisë për pushimin e hetimeve ndaj ish kryebashkiakut të Shkodrës Valdrin Pjetri. I zgjedhur në krye të Bashkisë së Shkodrës në zgjedhjet e 30 qershorit, ai u mor i pandehur për falsifikim të formularëve.

Sipas hetimeve Pjetri nuk kishte deklaruar hetimin dhe dënimin në shtetin italian për probleme me lëndët narkotike. Por pas disa muajësh hetime Prokuroria vendosi të dërgoi për pushim çështjen në Gjykatë, me argumentin se vendimi i gjykatës italiane e ndalonte Valdrin Pjetrin ta deklaronte atë.

Sa i takon çështjes në Itali,  Valdrin Pjetri ka pranuar akuzën dhe dënimin e menjëhershëm. Pjetri është dënuar me 18 muaj burg i cili është pezulluar nga Gjykata.

Në shkurt të vitit 2003, Valdrin Pjetri është dëbuar nga Italia me vendim gjykate për 7 vite rresht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat