PS kërkon votën e emigrantëve, thirrje të regjistrohen në e-Albania, Balla: Kushtetuesja dhe ligji i medias brenda dhjetorit

Shqipëria

PS kërkon votën e emigrantëve, thirrje të regjistrohen në e-Albania, Balla: Kushtetuesja dhe ligji i medias brenda dhjetorit

Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 15:25
Taulant Balla

Për të votuar në 25 prill shqiptarët duhet të regjistrohen në portalin qeverita e-Albania. Socialistët nuk e mohojnë që në rast mosregjistrimi, emigrantët mund të mos marrin shërbimet e tjera të nevojshme. Mazhoranca nuk e pranon dështimin e radhës për të marrë një datë nga BE për konferencën e parë ndërqeveritare, por justifikimin e gjejnë tek debati mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Partia Socialiste mendon që shqiptarët nuk kanë më asnjë pengesë për të votuar me 25 prill.

Komisioni Qendror i Zgjedhje, për të krijuar regjistrin e shqiptarëve që jetojnë jashtë, ka menduar si zgjedhjen më të lehtë portalin qeveritar e-Albania.

“Nga aspekti legjislativ nuk ka më pengesa për votën e shqiptarëve që jetojnë jashtë territorit. Ata mund të votojnë por duhet paraprakisht të regjistrohen.

Balla nuk e mohon që nësë emigrantët nuk regjistrojnë adresat e tyre në e-Albania mund të privohen nga shërbimet e tjera të shtetit shqiptar.

“Ne shqiptarët po nuk kemi ca rregulla, nuk i respektojmë fare”.

Shqipëria ka pothuajse zero shanse për të marrë një përgjigje pozitive për negocialitat nga vendet e BE këtë fundvit.

Pengesë për këtë janë bërë kushtet e paplotësuara të Shqipërisë.

“Nuk ka një konsensus brenda 27 të anëtarëve të BE. Shqipëria në ditët në vijim do të ketë anëtarë të rinj të Gjykatës Kushtetuese dhe Shqipëria do të ketë një ligj për mediat.”

Marsi i 2021 duhet të jetë objektivi tjetër i qeverisë shqiptare që të ketë një gjytaë kushtetuese, të lartë dhe ligjin e medias të pakontestueshëm, me qëllimin e vetëm për të bindur vendet skeptike ndaj Shqipërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat