‘Plas’ në PD, Halim Kosova: Më thanë ik se do të lëshojmë Rulin dhe Nishanin, më skualifikuan se nuk shaj PS-në

Shqipëria

‘Plas’ në PD, Halim Kosova: Më thanë ik se do të lëshojmë Rulin dhe Nishanin, më skualifikuan se nuk shaj PS-në

Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 16:27
PD

Ish-ministri i Shëndetësisë në qeverinë Berisha, ish-kandidat për kryetar Bashkie në Tiranë, dhe një nga figurat kryesore të Partisë Demokratike, Halim Kosova, ndez përplasjen brenda kupolës së selisë blu.

I ftuar mbrëmjen e djeshme tek Adi Krasta  ne emisionin e tij televiziv, Kosova ka rrëfyer një episod sesi nuk i është hapur dera e një zyre në PD, ndërsa dy drejtuesit e Komisionit Basha, Genc Ruli dhe Bujar Nishani e kanë skualifikuar. Për Rulin, Kosova foli me me ironi “të jem i saktë. Me shumë kujdes Basha zgjodhi një njeri që në 30 vite është lodhur për Partinë Demokratike, që nuk i dalë kurrë zëri, për abuzim, vjedhje për një aferë apo korrupsion.

Që kur e sheh në fytyrë, të jep një largpamësi, një zemërgjerësi, një dritë për të ardhmen e vendit, të jep entuziazëm dhe këtë nuk e di… Komentin më të gjatë do e jap pas vitit të ri, se ka hapësirë për pas vitit të ri. Le të presim gjelin e Detit kësaj here”, deklaron Halim Kosova!

Ndërsa për Bujar Nishanin, ish-deputeti deklaroi se “ai vetë me dy palë pampers e ka skualifikuar si të padenjë për të qenë në listat për deputetë”.

Deklarata e Halim Kosoves:

Kjo e do një ilaç me sesbën, shqiptarët janë të mërzitur sot. Nuk dinë cilës anë ti besojnë. Njerëzit janë të zhgënjyer dhe ky nuk është vetëm faji i qeverisë por edhe i opozitës që nuk krijon besim.

Kanë humbur besimin, kur marrin njerëzit çantat dhe ikin nuk është faji vetëm i qeverisë. Nuk jam për ta shkallmuar PD-në, por me mënyrën time do të jem faktor vendimtar që të krijoj besim.

Ju më bëtë një pyetje qëparë, po e modifikoj pak. Shkova dhe trokita tek dera e PD, thashë që mund t’ju ndihmoj në sektorin e shëndetësisë, ta shoh sektorin cep më cep.

Dera që e mbyllur, i rashë i rashë, su përgjigj njeri. Kur ika, dëgjova zëra, kthehem dhe i bie më fortë. Kur më mbrapa, një zë as burrë as gru, më thanë “Ik se do të lëshojmë Rulin dhe Nishanin”.

Ky komision mua më ka seleksionuar. Thonë që kam dy karakteristika, e para, nuk shaj PS-në, turp i madh, sikur kam shkuar të shaj njeri unë atje.

Dhe sipas Nishanit, më falni… të kesh dy palë benevrekë, dy palë pampers në prapanicë, të thuash ky është i lodhur po unë do shkoj të jap kontribut në PD, kjo nuk e di si mund të ndodhë.

Unë jam luftarak, çdo gjë në jetë e kam bërë me luftë. Unë po e ndava mendjen nuk ka njeri që më ndalon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat