Tabaku: Borxhi do të shkojë nga 82-88%, pa llogaritur koncesionet, buxheti 2021 i gjithë në ajër

Shqipëria

Tabaku: Borxhi do të shkojë nga 82-88%, pa llogaritur koncesionet, buxheti 2021 i gjithë në ajër

Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 16:52
Jorida Tabaku

E ftuar në Ora News Ish-deputetja e PD-së, Jorida Tabaku u shpreh se FMN ka bërë disa paralajmërime që për qeverinë lidhur me ekonominë.

Për Tabakun borxhi do të shkojë nga 82-88%, pa llogaritur këtu koncesionet dhe sipas saj kjo është një shifër alarmante.

Jorida Tabaku: FMN ka bërë disa paralajmërime që për qeverinë lidhur me ekonominë. Të ardhurat do të reduktohen në buxhetin e shtetit. FMN-ja thotë se vendi ynë ka pasur paketat më të ulta lidhur me pandeminë. Ndërsa shprehet se borxhi do të shkojë nga 82-88%, pa llogaritur këtu koncesionet. Kjo është një shifër alarmante. Ndërsa supozimet e buxhetit të vitit 2021 nuk qëndrojnë sepse nuk ka asnjë mundësi që ekonomia të rimarrë veten.

Pandemia ka pasur një efekt global, por vendi ynë është prekur edhe nga tërmeti. Ne duhet të kishim një realitet të ndryshëm pas rindërtimit, por vetëm 8% të këtij fondi janë përdorur. Pandemia dhe tërmeti janë dy elementë kryesorë, por FMN ngre edhe shqetësime për të ardhurat publike, për sistemin fiskal dhe për detyrimet e prapambetura. Këto shqetësime i ke ngritur vazhdimisht edhe opozita.

Tabaku shtoi se buxheti i vitit 2021 është i gjithë në ajër pasi qeveri shprehet se ekonomia do të rritet me 5%.

Jorida Tabaku: Buxheti i vitit 2021 është i gjithë në ajër pasi qeveri shprehet se ekonomia do të rritet me 5%. Kjo është një qeveri në ikje dhe nuk mund të bëjë asgjë. Prandaj duhet të kishte zbatuar ato që i ka thënë opozita. Shpenzimet që nuk janë në funksionin të pandemisë dhe tërmetit duhet të ndalohen. P.sh pagesat për koncesionet duhet të ndalen dhe të fokusohen te këto dy çështje. Buxheti i vitit të ardhshëm nuk reflekton as situatën e tërmetit dhe as të pandemisë, por ka vetëm një qasje elektorale dhe shpenzime të shumta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat