Mësimi i alternuar, flasin nxënësit: Është e vështirë, duhet të mësohemi me programet

Shqipëria

Mësimi i alternuar, flasin nxënësit: Është e vështirë, duhet të mësohemi me programet

Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 17:30
Ilustrim

Si rrjedhojë e pandemisë së coronavirusit, në shkolla është duke u implementuar një metodë e re mësimdhënieje.

Duke nisur nga kjo javë të gjithë nxënësit nga klasa e gjashtë deri në të njëmbëdhjetën do të bëjnë mësim të alternuar, online dhe në shkolla.

Vetë nxënësit shprehen se kjo praktikë ka problematikat e veta, sidomos mësimi online.

“Pak vështirë por do përpiqemi të mësohemi. Me kalimin e kohës edhe me programet që janë vendosur në dispozicion të nxënësve po përpiqemi të mësohemi. Edhe mësuesit të ambientohen me programet, por po përpiqemi që me të dyja anët t’ia dalim.”

Por edhe prindërit nuk e shohin efektive këtë metodë.

“Më mirë ta kishin lokalizuar dhe t’i mbyllnin. Fëmijët njësoj janë, mosha nuk ka rëndësi. Jan të paktë ata fëmijë që e kapin mësimin online.”

Një shqetësim tjetër janë edhe grumbullimet jashtë kangjellave të shkollës.

“Kjo është e papranueshme. Duhet të marrin masa.”

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur ti mbajë të pandryshuara këto masa për një afat të pacaktuar kohor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat