Zgjidhet Kryesia e re e Aleancës së Grave Këshilltare në Bashkinë e Tiranës

Shqipëria

Zgjidhet Kryesia e re e Aleancës së Grave Këshilltare në Bashkinë e Tiranës

Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 18:56
Foto

Aleanca e Grave Këshilltare në Bashkinë e Tiranës zgjodhi kryesinë e re, e cila do të ndihmojë për forcimin e politikave në dobi të grave në nevojë.

Në takimin e parë me votë unanime, Kryesia zgjodhi Maura Linadin si Kryetaren e Aleancës së Grave Këshilltare Tiranë. Teksa ka uruar kryesinë e re, Kryetarja e Këshillit Bashkiak të Tiranës Romina Kuko shpreh besimin se Aleanca do të arrijë që idetë t’i materializojë në nisma konkrete.

“Urimet më të mira për Kryesinë e re të Aleancës së Grave Këshilltare të Tiranës. Kryesia e re përbëhet nga Znj. Albina Nanaj, Znj. Bora Panajoti, Znj. Maura Linadi, Znj. Sara Shameti dhe Znj. Xheni Hatillari,.

Në takimin e parë, me votë unanime, Kryesia zgjodhi Znj. Linadi si Kryetaren e Aleancës së Grave Këshilltare Tiranë. Punë të mbarë dhe mezi pres të shoh idetë tuaja të mrekullueshme të materializuara në nisma konkrete”, thekson Romina Kuko.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat