PD: Rama realizoi vetëm 8 përqind të planit për rindërtimin

Shqipëria

PD: Rama realizoi vetëm 8 përqind të planit për rindërtimin

Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 18:58
Edi Rama

Pas publikimit të raportit të FMN-së për Shqipërinë ka reaguar Partia Demokratike, ku e akuzon kryeministrin Edi Rama për dështim me planin e rindërtimit pas tërmetit të nëntorit të vitit të kaluar.

“Edi Rama nuk punon.

Ai ka vetëm fjalë dhe premtime. Rindërtimi pas tërmetit të vitit të shkuar është dështim katastrofik.

Fondi Monetar Ndërkombëtar e ka përkthyer në numra zërin e qytetarëve dhe të opozitës: Rama realizoi vetëm 8 përqind të planit për rindërtimin. Pa transparencë dhe me duart e zgjatura tek paratë e qytetarëve. Mjaft me fjalë dhe premtime elektorale! Qytetarët kanë nevojë për një qeveri që punon!”, shkruan Çupi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat