Brataj: Pas një muaj vjen vaksina, ja kush do të vaksinohet i pari

Shqipëria

Brataj: Pas një muaj vjen vaksina, ja kush do të vaksinohet i pari

Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 22:56
Shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj

Shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj i ftuar në News24 ka kërkuar që të durohet edhe 1 muaj deri në ardhjen e vaksinës ndaj COVID-19 në Shqipëri.

Brataj thekson se të parët që do të vaksinohen janë personat me sëmundjet bashkëshoqëruese, prandaj kërkon prej tyre që të mbrohen mirë deri sa të sigurohet vaksina. Nga ana tjetër Pipero në të njëjtën studio supozoi se vaksinën do ta marrin personat mbi 45 vjeç.

Nga ana tjetër ai parashikon që fillimisht në Shqipëri do të ketë një vaksinim të popullsisë në 10-20% kryesisht personat e rrezikuar dhe ata të shërbimeve publike.

”Jo vetëm mosha e tretë, njerëz me sëmundje shoqëruese do të jenë të parët. Të durojmë edhe një muaj, të mbrohen ata që kanë diabet, hipertension. Të mbrohen sepse ata janë më tërrezikuerit. Ata që kanë patologji bashkëshoqëruese, pastaj ne jemi 18 mijë punonjës. Duhet të flasim me përqindje, 10-20% i garanton fashat në rrezik dhe shërbimet me publikun, shëndetësia, policia, ushtria, shkolla, arsimi. Gjithë kjo s’kalon 10% të popullsisë. Edhe për fatin e mirë nuk kemi një përqindje të madhe. Nuk kemi moshë europiane me 80, 90, 100 vjeccarë. Kemi disa avantazhe. Po ashtu kemi qenë gjithmonë te vaksinuar.”- tha Brataj.

Brataj gjithashtu deklaroi se vaksina anti-covid do të mbërrijë në vendin tonë kur të nis dhe shpërndarja nga OBSH, si për shumë shtete të tjera.

Ai se si fillim do të mbulohet vaksinimi i 20 % i kategorive më në rrisk dhe më pas do të sigurohen dhe vaksina të tjera.

“Nuk ka masë që mos të ndikojë. S’dua që të kalojmë tek entuziazmi i madh. Po të respektoheshin këto masa nuk do të ishim në këto gjendje. OBSH ka pasur në vëzhgim të gjitha vendet, sidomos ato në zhvillim pasi dhe në bazë të varfërisë, është dhe niveli i moszbatimit të masave. Projekti Covax ka 176 shtete. Ka një përqindje të vogël që OBSH e ka në kontratë që iu çon për vaksinim për atë 20 % të popullsisë që janë më të rrezikuara. Pjesa tjetër është prenotimi. Kemi hyrë dhe të Covax dhe kemi paguar dhe 3.9 mln dollarë. Vaksina do të shpërndahet gjithandej në një përqindje, që të mbrohen fashat më në rrisk. Më pas do të vazhdojë si proces. Janë rreth 200 vaksina që po kalojnë provat finale.”, tha Brataj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat