Doktori Çela tregon arsyen e kthimit në Shqipëri: Ime bijë ka mbledhur 11 mijë dollarë për tërmetin, ja pse do dekorohem nga Presidenti Meta

Shqipëria

Doktori Çela tregon arsyen e kthimit në Shqipëri: Ime bijë ka mbledhur 11 mijë dollarë për tërmetin, ja pse do dekorohem nga Presidenti Meta

Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 23:51
Sulejman Çela

Doktor Sulejman Çela në një intervistë për Ora News ka treguar se vajza e tij së bashku me shoqen e saj kanë organizuar një fushatë për të mbledhur para dhe për të ndihmuar një familje që është prekur nga tërmeti i 26 nëntorit.

Çela ka treguar se janë mbledhur 11 mijë dollarë dhe kanë zgjedhur një familje që do të ndihmojnë.

“Ardhja ime në Shqipëri ka më shumë se një qëllim. Gjatë vitit të kaluar kur ra tërmeti, vajza ime Adea me shoqen e saj Sibora Sadria filluan një fushatë “Go Fund Me”, që të ndihmojnë një familje apo më shumë shqiptarë për të rindërtuar jetën e tyre. Ato kanë mbledhur 11 mijë dollarë dhe kemi kontaktuar një familje ku do të bëjmë donacionin“, ka treguar doktori.

Ai ka shtuar se vetë Çela do të dekorohet nga presidenti Meta për kontributin që ka dhënë në SHBA për shqiptarët.

“Arsyeja e dytë është se kam marrë një email nga Presidenca se Presidenti i Republikës së Shqipërisë do të më dekorojë me “Urdhrin e Kalorësit të Skënderbeut” për punën time me komunitetin shqiptar në Amerikë, me mjekët shqiptarë atje dhe përkushtimin tim ndaj tyre. Ceremonia do të bëhet nesër.“

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat