Murrizi nxjerr ‘blof’ Metën: 4 pikat e Venecias janë tjetër objekt nga ajo për çfarë ato u thirrën nga presidenti

Shqipëria

Murrizi nxjerr ‘blof’ Metën: 4 pikat e Venecias janë tjetër objekt nga ajo për çfarë ato u thirrën nga presidenti

Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 07:47
Myslim Murrizi

Opinioni paraprak i Komisionit të Venecias, për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, në të cilat drejtohen 4 rekomandime të autoriteteve shqiptare për t’i respektuar para zgjedhjeve të 25 prillit, ka qenë sot temë e emisionit “Repolitix” në Report Tv.

Deputeti Myslim Murrizi ka deklarur se 4 pikat e Venecias janë tjetër objekt nga ajo për çfarë ato u thirrën nga presidenti Ilir Meta.

“4 pikat e venecias janë tjetër objekt për çfarë janë thirrur nga presidenti. Ndryshimet kushtetuese janë legjitime, kodi ka hyrë në fuqi, të shmangen amendamente të tjera, këto lexoj.

Ska pasur tentativë për të patur amendamente të tjera. Pika e trete ka qenë një rekomandim jo i venecia. Pika 3 është rekomandim që thotë të përmbahen. (kandidimi jo në 4 qarqe). I kam taku 4 herë. Iu kam thënë se rrini nja 2 ose 3 vjet ne Tirane se su be qameti. Në takim isha unë Hajdari., Stojku dhe Musai. Unë doja kushtetute me 50 mije firma. U kthy përgjigjia negative nga nisma thurje, nuk e di pse trembeshin nga referndumi Meta Monika Rama Basha.

Kanë 30 vjet që bëjnë kritika këta keta të Venecias, edhe në 98 kur u bë kushtetuta. Nëse kanë harxhu naj lek nafte këta iniciuesit e kësaj do u ketë shku naj lekë dëm. Se për çdo opinion paguhen. Ne kemi hy me kërkesë të tyre në axhendë i kemi taku të premten”, tha Murrizi./a.p

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat