Rama publikon video: Të përkushtuar për t’i kthyer sa më parë të gjithë në shtëpi të reja

Shqipëria

Rama publikon video: Të përkushtuar për t’i kthyer sa më parë të gjithë në shtëpi të reja

Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 08:29
Edi Rama

Në Shqipëri është duke vazhduar procesi i rindërtimit të banesave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama thotë se qeveria është e përkushtuar që t’i rikthej sa më parë të gjithë qytetarët në shtëpitë e tyre të reja.

Rama në mëngjesin e së enjtes ka publikuar edhe një video ku shihet ndërtimi i shtëpisë së re për familjen Domi.

“MIRËMËNGJES 

dhe me shtëpinë e re të familjes Domi, të rilindur pas tërmetit të 26 nëntorit, si edhe me përkushtimin për t'i kthyer sa më parë të gjithë në shtëpi të reja, ju uroj një ditë të mbarë ”, ka shkruar Rama. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat