Masat anti-COVID, kështu do të festohet Viti i Ri në Shqipëri

Shqipëria

Masat anti-COVID, kështu do të festohet Viti i Ri në Shqipëri

Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 09:41
Foto ilustrim

Komiteti teknik i ekspertëve vendosi të mos ndryshojë masat kufizuese të marra tre javë më parë me qëllim parandalimin e pandemisë së koronavirusit.

Në konferencën për median, Komiteti Teknik i Ekspertëve i konsideroi efikase masat e marra.

Do të vijojnë të ndalohen grumbullimet me më shumë se 10 persona në vende të hapura dhe të mbyllura

Do të ndalohen mbledhjet partiake dhe tubimet

Do të ndalohen konferencat, ceremonitë e festave, ceremonitë martesore dhe organizimet përtej atyre familjare të ceremonive mortore, deri në një urdhër të dytë”

Do të vijojë

–Kufizimi i lëvizjes nga ora 22:00 deri në orën 06:00, përjashtim emergjencat dhe rastet e punës.

–Kufizimi i bareve, restoranteve përvec shërbimeve delivery

-Administrata me punën në shtëpi.

-Mësimi online në universitete.
– Mësimi i alternuar në shkolla.

Ekspertët kërkuan kujdesin e qytetarëve për festat e fundvitit dhe kujtuan se nuk do të lejohen grumbullimet me më shumë se 10 vetë.

Mjeku Tritan Kalo shpjegoi se kur raportohet një viktimë nga covidi dhe kur një jo.

Vonesa e përgjigjeve të tamponëve është një shqetësim për qytetarët dhe komiteti teknik garantoi se testet e shpejta do të jenë gati brenda dhjetorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat