OFL, kush janë tre të dënuarit që duhet të deklarojnë pasurinë

Shqipëria

OFL, kush janë tre të dënuarit që duhet të deklarojnë pasurinë

Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 12:15
OFL

Dy shtetas të dënuar nga Vlora dhe një tjetër nga Durrësi janë subjektet e Operacionit Forca e Ligjit sot, në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda. OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

E.(I.) F., banues në Durrës, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

I.K., banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me pasojë vdekjen”, e kryer në bashkëpunim;

Sh.K., banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me pasojë vdekjen”, e kryer në bashkëpunim.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat