Fshirja e adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, Cakaj telefonon Pejčinović: Të rritet ndjeshmëria ndërkombëtare

Shqipëria

Fshirja e adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, Cakaj telefonon Pejčinović: Të rritet ndjeshmëria ndërkombëtare

Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 12:23
Gent Cakaj

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, zhvilloi sot një video telefonatë me Sekretaren e Përgjithshme të Këshillit të Evropës, Marija Pejčinović Burić.

Diskutimi pati në fokus procesin e fshirjes së adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

“Ne presim që trupat përkatës të Këshillit të Evropës ta trajtojnë këtë çështje me vëmendjen e duhur, për të garantuar mbrojtjen e të drejtave themelore të shqiptarëve në Luginë.”- u shpreh Cakaj në një regim në Facebook lidhur me video telefonatën e zhvilluar.

Më tej, Kryediplomati Cakaj thekson se kjo bisedë është vetëm pjesë e një aksioni diplomatik më të gjerë, për të ngritur alarmin e madh e rritur ndjeshmërinë ndërkombëtare për fshirjen e adresave e gjendjen e përgjithshme ekonomike, shoqërore dhe politike të shqiptarëve në Medvegjë, Bujanoc e Preshevë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat