Protesta kundër HEC-Skavica, policia ndëshkon me 5 mln lekë gjobë organizatorët

Shqipëria

Protesta kundër HEC-Skavica, policia ndëshkon me 5 mln lekë gjobë organizatorët

Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 12:24
Protesta kundër HEC-Skavica

Policia e Dibrës ka gjobitur me 5 milion lekë të reja gjobë organizatorët e protestës së një ditë më parë kundër ndërtimit të Hec-Skavica.

Ata akuzohen për grumbullim dhe manifestim të paligjshëm.

“Me datë 01.12.2020, në vendin e quajtur “Kodra e Bitrit”, njësia Administrative Fushë-Çidhën, Dibër, shtetasi A.H, President i Shoqatës Drini i Zi, dhe shtetasi N. D, Kryetar i Shoqatës Drini i Zi, kanë organizuar një grumbullim me rreth 40 persona, për të protestuar kundër ndërtimit të Hec-Skavica”.

Gjatë zhvillimit të tubimit, Policia para se të ndërhynte për të shpërndarë tubimin, u ka bërë thirrje protestuesve që të shpërndaheshin, pasi po zhvillohej në kundërshtim me masat anti-covid.

“Në zbatim të Aktit Normativ nr 3, datë 15.03.2020, neni 3, pika 1, shërbimet e Policisë kanë vendosur dy masa administrative përkatëse (gjobë) për dy organizatorët e tubimit”.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër, apelon për të gjithë qytetarët që të zbatojnë me rigorozitet masat parandaluese anticovid dhe iu bën thirrje të mos organizojnë tubime dhe grumbullime duke shkelur protokollet e sigurisë në dëm të shëndetit të qytetarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat