Bushati: Janë pjekur kushtet për të sjellë në tregun ekonomik një amnisti fiskale

Shqipëria

Bushati: Janë pjekur kushtet për të sjellë në tregun ekonomik një amnisti fiskale

Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 12:39
Ervin Bushati

Janë pjekur kushtet për të sjellë në tregun ekonomik shqiptar një amnisti të përgjithshme në mënyrë që të gjithë shqiptarët brenda dhe jashtë vendit ti deklarojnë të gjitha asetet, por nevojitet një harmonizim më i plotë me penalitetet, që janë dhe pjesë e ndryshimeve të reja në Kodin Penal.

Kështu është shprehur deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati, duke shpjeguar dhe shtyrjen miratimit të projektligjit “Për amnistinë fiskale dhe penale për subjektet që bëjnë deklarimin vullnetar të pasurive”.

“Duke dashur që të finalizojmë dhe piketojmë dhe me qartë edhe disa kushte dhe arsye se si mund të harmonizohet më mirë për penalitetet. Për këtë arsye, qeveria ka dashur më shumë kohë për ta riparë ligjin dhe besoj që shumë shpejt do ta kemi, sepse mendoj që janë pjekur kushtet kur ne mund të sjellim në tregun ekonomik shqiptar një amnisti fiskale”, u shpreh Bushati në një prononcim për “Euroneës Albania”.

Projektligji “Për amnistinë fiskale dhe penale për subjektet që bëjnë deklarimin vullnetar të pasurive”, i shqyrtuar nga Komisioni i Ekopnomisë në parim, pritet që të përcaktojë një afat 1-vjeçar, për subjektet që deklarojnë vullnetarisht pasuritë, me qëllim të ligjësimit të tyre dhe të formalizimit të aktiviteteve të krijuara gjatë 30 viteve të fundit. Procedurat transparente të ligjësimit dhe mekanizma nxitës për procedurat e deklarimit dhe pagesës së detyrimeve janë dy nga objektivat që përmbush ky projektligj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat