“Pretendojnë që ta bëjmë detin kos”/ Spiropali i kthehet Hajdarit: Buxheti s’është ‘sofra’ e Sudes

Shqipëria

“Pretendojnë që ta bëjmë detin kos”/ Spiropali i kthehet Hajdarit: Buxheti s’është ‘sofra’ e Sudes

Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 12:42
Elisa Spiropali

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali i është përgjigjur deputetëve të opozitës së re, të cilët kërkojnë që qeveria të investojë më shumë në shëndetësi dhe procesin e rindërtimit

Sipas Spiropalit, opozita parlamentare nga njëra anë kërkon që qeveria “të bëjë detin kos” nga ana tjëtër kërkon ulje të borxhit. Ministrja dhe se borxhi publik është nën kontroll dhe kjo, sipas saj është certifikuar nga FMN.

“Historia e borxhit që u përmend nga zonja Hajdari dhe Gjoni është një histori jo vetëm që nuk qëndron por nuk lidhje me faktin. Nga njëra anë pretendojnë që ne ta bëjmë detin kos dhe të shtojmë paketat ekonomike, të rrisim ndihmën sikur buxheti të ishte sofra e Sudes dhe nga ana tjetër flet për të ulur borxhin. Sesi thuren këto të dyja, vetëm këta deputetë e dinë. Borxhi është absolutisht nën kontroll i certifikuar nga FMN. Ka një rritje të borxhit në të gjitha vendet këtë vit për shkak të pandemisë dhe përballjes që qeveritë kanë pasur, por e kemi nën kontroll. Ne kemi ruajtur edhe parametrat e riskut dhe të investojmë te shëndetësia dhe rindërtimi”, u shpreh Spiropali.

Spiropali bëri edhe një përmbledhje të investimeve në procesin e rindërtimit dhe atë të shëndetësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat