Balla: E patolerueshme që Meta vonon dekretimin e buxhetit të shtetit

Shqipëria

Balla: E patolerueshme që Meta vonon dekretimin e buxhetit të shtetit

Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 13:06
Taulant Balla

Kreu i Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla e ka quajtur të patolerueshme veprimin e  presidentit të vendit, Ilir Meta duke vonuar dekretimin e projektligjit të buxhetit të shtetit.

Ai thekson se kur ai e vonon atëherë vonohen edhe përgatitjet që bën qeveria në lidhje me vaksinën apo çështje të tjera të vendit.

Ai ka thënë se fondi i Abu Dabit e ka mbështetur në 7-8 vite duke qenë se marrëveshjet kanë kaluar në Kuvend

“Është një marrëveshje e rëndësishme e negociuar në kohë rekord, falë deputetëve kalojmë në këtë procedurë të përshpejtuar në ndërtimin e 2 mijë banesave në Durrës të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit. Fondi i Abu Dabit e ka mbështetur në 7-8 vite duke qenë se marrëveshjet kanë kaluar në Kuvend. Mbaj mend që princi i kurorës ishte një ndër të parët që sillte ndihmat për bashkëkombësit e popullit shqiptar. Sot jemi në këto kushte ku miqtë emiratas i gjenden Shqipërisë me këtë marrëveshje. Për sa i përket vonesave, mjafton të hidhni sytë në internet që të shikoni vende të prekura nga fatkeqësi. Për shembull tërmeti në Zelandën e Re apo në Italinë fqinje. Ajo që doja të thoja është se shifrat e rindërtimit janë shifra që flasin vetë. Ka vënë në dispozicion 280 mln dollarë për rindërtimin, nëse nuk do të kishim rikuperuar ekonominë nuk do të ishim  këtu. Në pranverën e 2021 do të marrë përgjigjen përfundimtare. Së pari dua të them edhe dy fjalë për dekretin e projektligjit të policisë së shtetit. Ligji është diskutuar prej një kohe të gjatë ka marrë disa muaj, është diskutuar edhe me institucione të tjera dhe gjej rastin të falënderoj ministrin e brendshëm në korrektesën me kuvendin. Të gjitha përpjekjet që në krye është vënë Ilir Meta që për turpin e tij natën largohet me ish-policë të larguar nga policia e shtetit e ditën bën sikur shqetësohet për policët. Policia është garant i zbatimit të ligjit, është e papranueshëm të vonosh dekretimin e buxhetit të shtetit që lidhet me blerjen e vaksinës, për turpin e tij e vonon duke vonuar përgatitjet që bën qeveria në lidhje me vaksinën”, tha Balla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat