Tre javë në terapi intensive në Turqi, deputeti 33-vjeçar mposht Covidin

Shqipëria

Tre javë në terapi intensive në Turqi, deputeti 33-vjeçar mposht Covidin

Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 13:10
Andi Përmeti

Deputeti 33-vjeçar i Kuvendit të Shqipërisë, Andi Përmeti e ka fituar betejën me koronavirusin. Lajmin e mirë e ka dhënë në Parlament, kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla.

“Ne kemi kolegë që e kanë kaluar Covidin, gjej rastin të ndaj lajmin e mirë që kolegu ynë Andi Përmeti e fitoi këtë betejë”, u shpreh Taulant Balla.

Andi Përmeti u shërua nga Covid pas gati tre javësh kurim në Turqi, aty ku ishte shtruar në terapi intensive.

Fillimisht deputeti deputeti i opozitës u shtrua në Spitalin “Shefqet Ndroqi”, por gjendja e tij filloi të përkeqësohej, ndaj ai u nis për në Turqi për mjekim më të specializuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat