Rruga Qafë Bualli-Krastë pa mirëmbajtje, ankohen shoferët: Nuk dimë nga të rrotullojmë timonin

Shqipëria

Rruga Qafë Bualli-Krastë pa mirëmbajtje, ankohen shoferët: Nuk dimë nga të rrotullojmë timonin

Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 14:40
Rruga Qafë Bualli-Krastë

Segmenti rrugor Qaf-Bualli-Krastë në Martanesh, që u shërben mijëra banorëve dhe dhjetëra subjekteve minerare atje, prej muajsh është pa mirëmbajtje, pasi kontrata e kompanisë ka përfunduar dhe Autoriteti Rrugor Shqiptar ende nuk ka shpallur një fitues. Për drejtuesit e mjeteve rruga është një rrezik real, ndaj kërkojnë ndërhyrje urgjente.

Kjo është gjendja e rrugës Qaf-Bualli-Krastë e Martaneshit.

Në të gjithë gjatësinë e saj rruga shoqërohet me gropa, ndërsa drejtuesit e mjeteve duhet me kujdes të zgjedhin pjesën më pak të dëmtuar për të lëvizur, edhe pse shumë herë është e pamundur.

Kjo rrugë për drejtuesit e mjeteve është edhe e rrezikshme, sidomos tani që dimri ka adhur dhe temperaturat e ulëta do të sjellin reshje dëbore dhe ngrica.

“Po afrohet dimri, bora dhe ngricat, rruga është e keqe. Normalisht që është e rrezikshme, nuk dimë nga të rrotullojmë timonin.”

Segmenti rrugor, është zyrtarisht pa mirëmbajtje që nga shtatori i 2020, kur ka përfunduar kontrata e mirëmbajtjes, ndërsa në tenderin e hapur nga Autoriteti Rrugor Shqiptar që në muajin korrik të këtij viti ende nuk është shpallur asnjë fitues.

Ndaj nuk dihet çfarë do të bëhet me këtë segment në muajt në vijim.

Rruga Qaf Bualli-Krastë ju shërben mijëra banorëve të Njësisë Administrative Martanesh si dhe shumë subjekteve minerare që punojnë në këtë zonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat