“Venecia hapi një derë të madhe”, Alibeaj: Evidentoi tentativën e PS për të fituar mandate në tavolinë

Shqipëria

“Venecia hapi një derë të madhe”, Alibeaj: Evidentoi tentativën e PS për të fituar mandate në tavolinë

Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 16:13
Enkelejd Alibeaj

Partia Demokratike thotë se opinioni i ndërmjetëm i Komisionit të Venecias evidenton faktin se Partia Socialiste nxitoi të ndryshonte në mënyrë të njëanshme Kushtetutën për llogari elektorale. Ish-deputeti, Enkelejd Alibeaj, thotë se Venecia hapi një derë të madhe duke pranuar faktin se ndryshimet përbëjnë shkelje kushtetuese. 

Komisioni i Venecias i dorëzoi të mërkurën palëve politike opinionin paraprak mbi ndryshimet e njëanshme të Kushtetutës dhe Kodit Zgjedhor nga ana e Partisë Socialsite, ndërsa sugjeronte që të mos ketë ndryshime para zgjedhjeve të 25 prillit. 

Por pavarësisht  kësaj, ish-deputeti demorkat Enkelejd Alibeaj, thotë se Venecia ka hapur nje derë të madhe për të dhënë zgjidhje, ndërsa sipas tij evidentohet nxitueshmëria e qeverisë për të bërë ndryshime të pakonsultuara vetëm për qëllime elektorale.

Alibeaj: Është e vërtetë që ka thënë se ndoshta efekti nuk është aq i madh për shkak të heqjes së koalicioneve por është i tillë i cili mund të bëjë edhe ndryshimin e aq mandatave sa duhet për të përcaktuar nesër Kryeministrin.

Ajo çfarë në kampin opozitar shihet me interes është edhe fakti se Venecia i orienton palët drejt Gjykatës Kushtetuese.

Alibeaj: Në një situatë të tillë ku Venecia thotë për të përcaktuar kushtetutshmërinë e ndryshimeve kushtetuese apo edhe të ndryshimeve zgjedhore duhet të shkojmë në Gjykatë Kushtetuese që duhet ngritur një orë e më parë tregon se kemi një problem të madh në shtratin juridik.

Alibeaj thotë se Venecia i fton palët në një dialog të sinqertë që ndryshimet e njënashme ti bëjnë efektive. 

Alibeaj: Këtë mund të bëjë Venecia, fton palët politike të cilat në një dialog të sinqertë konstruktiv ta bëjnë efektive për aq sa çështë e mundur këto ndryshime të njëanshme.

Po kush do të jetë taktika elektorale që do të përdorë opozita për 25 prillin?

Alibeaj: Nuk ka asnjë lloj mundësie kur fusha politike është e strukturuar midis regjimit oligarkik dhe një shoqërie e tërë që tejkalon edhe dimensionet e partive politike që të mund të ketë finale të ndryshme nga ajo se çfarë kemi thënë më parë, regjimi do të rrënohet, do të rrëzohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat