Shtyhet konventa kombëtare e LSI-së

Shqipëria

Shtyhet konventa kombëtare e LSI-së

Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 17:09
Monika Kryemadhi

Shtyhet konventa kombëtare e LSI-së.

Vetë kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi e bëri publike ne nje deklarate për median.

“Me përgjegjësinë dhe autoritetin që më jep statuti i partisë, si Kryetare e Lëvizjes Socialiste për Integrim, deklaroj se kam vendosur të shtyj për në një kohë tjetër mbajtjen e Konventës Kombëtare Zgjedhore të Lëvizjes Socialiste për Integrim, e parashikuar të mblidhej më datën 5 dhjetor 2020;”

Konventa ishte parashikuar të mblidhej më 5 dhjetor.

Shkak, është përkeqësimi i vazhdueshëm i situatës prej pandemisë së shkaktuar nga koronavirusi covid -19 dhe efektet e mëdha negative të ndikimit të tij jo vetëm në jetën e gjithësecilit prej nesh, por edhe në të gjithë jetën e vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat