Qeveria bën shurdhin dhe të verbërin para personave me aftësi të kufizuara

Shqipëria

Qeveria bën shurdhin dhe të verbërin para personave me aftësi të kufizuara

Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 18:55
Ilustrim

Problemet ekonomike dhe sociale vijojnë t`ua vështirësojnë jetesën personave me aftësi ndryshe në Shqipëri.

“Sot kemi mbi 73 mijë invalid pune. Gjëndja e tyre ekonomike është mos më keq” thote një përfaqësues.

Në ditën ndërkombëtare të tyre, ata ngritën shqetësimin për mosmarrjen në kohë të pagesave.

Kryetari i Shoqatës së të Verbërve, Ardian Hysa tha se ky problem është evidentuar në disa Bashki e njësi administrative të vendit.

“Kemi problem në Korçë, Devoll, Lezhë, Berat, Rrëshen. Në të gjitha bashkitë ka problem”

Hysa shprehet se në 7 vite qeveria është treguar e shurdhër pasi nuk ka marrë parasysh asnjë prej kërkesave dhe shqetësimeve që kanë adresuar personat me aftësi të kufizuara.

“Në këto kushte e rrethana të vështira, në këtë mungesë apo shurdhëri të qeverisë ata që kanë treguar interes janë ata që përfaqësojnë opozitën”  

Në Shqipëri, rezulton se 137 mijë individë të moshës 15 vjeç e sipër, prej të cilëve 75 mijë gra jetojnë me ndonjë lloj aftësie të kufizuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat