“Spiropali hajde gjuaje një top”, Rama sfidon ministrat në basketboll

Shqipëria

“Spiropali hajde gjuaje një top”, Rama sfidon ministrat në basketboll

Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 18:56
Edi Rama

Prej vitesh nuk e ushtron më sportin e basketbollit, por duket se kreu i qeverisë Edi Rama  nuk i ka humbur “reflekset”.

Ditën e sotme teksa vizitoi shkollën e rindërtuar “Ramazan Subashi” në Marikaj, Rama pa nga afër ambientet e kësaj palestre. Ai shënoi dy kosha bashkë me ministrat Elisa Spiropali dhe Arben Ahmetaj, të cilët nuk i shpëtuan sfidës së kryeministrit.

Arben Ahmetaj: Palestra ka qenë sfidë inxhinierike. Ka filluar në qershor dhe parashikohej të përfundonte në 9 dhjetor por ka kaluar përtej afatit.  

Edi Rama: Spiropali hajde gjuaje një top

Elisa Spiropali: Unë?! Unë jam volejbolliste (qesh)./mv.abcnews.al

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat