Burg edhe për memet? Sejko: Ligjet e Ramës për mua s’kanë rëndësi

Shqipëria

Burg edhe për memet? Sejko: Ligjet e Ramës për mua s’kanë rëndësi

Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 20:24
Genc Sejko

Anti-shpifjes së qeverisë nuk i shpëton as Facebook-u.

Ndryshimet në Kodin Penal, të kërkuara nga Ministria e Drejtësisë, parashikojnë gjobë dhe burg edhe për të ashtuquajturat meme. Për ata që i prodhojnë por edhe për ata që i shpërndajnë.

Për të folur rreth kësaj teme, i ftuari i gazetares Beti Njuma në RTV Ora ishte mjeshtri i memeve, Genc Sejko.

Beti Njuma: Rama e mohon por me aq sa lexuam nga ai projektligj, nga ai draft të paraqitur nga ministria e Drejtësisë, është e qartë: memet, ato që ti bën, do të ndalohen, çfarë mendove e lexove?

Genc Sejko: Ligji e thotë, Maliqi e thotë që nuk është e vërtetë. Se si do të procedohet më vonë, do ta shohim. Unë shqetësohem për pasojat që do të sjellë kjo për fjalën e lirë, por jo në nivelin personal. Unë Beti jetoj në Londër, Facebook-un e kam hapur në Londër, edhe pse postoj në shqip. Përsa kohë unë jetoj atje dhe nuk bëj asnjë aktivitet që cënon… Personalisht nuk më shqetëson.

Beti Njuma: Të kanë hapur problemeqë poston në Facebook, ke pasur presione?

Genc Sejko: Kam pasur reagime edhe nga njerëz publikë.  Reagime për ti hequr, kërcënime me gjyq. Më kujtohet Majlinda Bregu para dy vjetësh, dy vjet e ca, që më kërcënoi se do më hidhte në gjyq. Fjala e lirë dhe e drejta për ta shprehur atë është e drejtë kushtetuese dhe unë do të vazhdoj ta bëj atë, për më tepër siç e thashë, unë nuk jetoj këtu dhe ligjet që bën Rama për mua nuk kanë shumë rëndësi.

Sipas Sejkos, përveç se në disa vende të Lindjes së Mesme dhe Afrikës, në shtetet e civilizuara nuk gjen ligje të ngjashme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat