Burg për memet?/ Rama: Nëse më thonë gomar, është opinion dhe nuk e kam problem

Shqipëria

Burg për memet?/ Rama: Nëse më thonë gomar, është opinion dhe nuk e kam problem

Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 21:35
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama thotë se memet në internet nuk mund të ndalen. I pyetur për një nismë ligjore të Kodit Penal që po shqyrtohet nga Ministria e Drejtësisë, kryeministri u shpreh se ishte habitur nga lajmi.

Kryeministri tha se ka një dallim midis opinioneve, për të cilat tha se nuk e ka problem, ndërsa kur akuzohet si hajdut duhet të paraqiten fakte.

“Jo, jo. Absolutisht! Siç ka ndodhur me ata që janë habitur apo mahnitur nga ky lajm. Edhe mua kur ma thanë, e para sepse është e pamundur, teorikisht dhe praktikisht ti ndalosh memet. Por e dyta sepse, unë jam një njeri që më pëlqen të argëtohem me memet dhe shijues i kahershëm i humorit dhe humorit vizual po themi.

Kam patur shumë dëshirë dhe e kam ende dëshirën që Bujar Kapexhiu të ekspozojë të gjitha karikaturat për mua në sallën e ekspozitave në kryeministri. Ai e di. Mbase e ka marrë si shaka, nuk e di por për të ardhur te pyetja juaja, e para nuk bëhet fjalë për një projekt.

Bëhet fjalë për një material të shkruar nga një grup pune, i cili po punon për Kodin e ri Penal dhe e dyta, edhe në atë material që nuk është akoma një projekt i Ministrisë së Drejtësisë dhe aq më tepër i qeverisë. Është nen i marrë që e kanë shumë Kode Penale të Europës. E ka Franca… Dhe sigurisht që nuk lidhet me meme.

Sa i përket armikut të shtypit, unë kam një problem që nuk e zgjidh dot. Unë kam qenë aty ku jeni ju. Dhe duke qenë se kam milituar dhe duke qenë se kam një mendim të caktuar për cilësinë dhe vlerën e jashtëzakonshme që ka të shkruarit, ka një problem të madh me moskorrektesën dhe keqtrajtimin e fakteve.

Nuk kam problem që dikush shprehet negativisht ndaj meje. Në rast se më thonë gomar, është opinion dhe nuk e kam problem. Në rast se më thonë hajdut, ky nuk është opinion, kjo kërkon fakte”- tha Rama në Rtv Ora.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat