“Venecia gjeti fajtorin”/ Spahiu në “Open”: Komisioni i dha të drejtë Ramës, nuk përshëndeti bojkotin e opozitës

Shqipëria

“Venecia gjeti fajtorin”/ Spahiu në “Open”: Komisioni i dha të drejtë Ramës, nuk përshëndeti bojkotin e opozitës

Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 21:49
Kreshnik Spahiu

Komisioni i Venecias doli dje (datë 2. 12. 2020) me një raport paraprak me rastin e ndryshimeve kushtetuese në lidhje me zgjedhjet e 25 prillit.

Kjo temë po diskutohet në studion e emisionit “Open”, ku i ftuar është analisti Kreshnik Spahiu. Sipas tij, Komisioni i Venecias i ka dhënë të drejtë Ramës, pasi nuk ka përshëndetur bojkotin e opozitës, e cila zgjodhi për të djegur mandatet dhe të dilte nga parlamenti.

Ai tha se opozita, më konkretisht boshti PD-LSI, do të ishte ende në parlament dhe nuk do të lejonte votimin e ndryshimeve kushtetuese. E sipas tij në këtë mënyrë opozita mund të kishte siguruar fitoren më 25 prill.

“Ajo që është e çuditshme në komentet e saj (Komisionit të Venecias) ajo gjen fajtorin, adreson kritika që ajo është bërë e mundur nga bojkoti i opozitës. Sepse ata hoqën dorë nga e drejta e votës. Nëse do të ishte PD dhe LSI, mazhoranca nuk do të bënte ndryshimet. Nëse do të ishin ende koalicionet e hapura, atëherë opozita mund ta rrëzonte qeverinë”, tha Spahiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat