Vrasja e Ardit Spahiut/ Policia belge: Autorët u larguan me...

Shqipëria

Vrasja e Ardit Spahiut/ Policia belge: Autorët u larguan me...

Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 23:38
Policia belge

Policia e Brukselit po kërkon informacione nga qytetarët në lidhje me autorët e vrasjes së shqiptarit Ardit Spahiu. Shqiptari 38-vjeçar u vra më 27 nëntor rreth orës 6 të mbrëmjes.

Hetuesit thonë se autorët janë larguar me një makinë Volkswagen Golf GTI 6 me ngjyrë të zezë.

Personat që kanë parë makinën ose kanë informacione janë të lutur të kontaktojnë me numrat e policisë.

Ardit Spahiu është kunati i Erion Alibejt, një personazh i njohur në botën e krimit në Elbasan, i cili u arrestua pak kohë më parë.

Ky i fundit akuzohet se është porositës i vrasjeve të kohëve të fundit në Elbasan. Ndërkohë, nuk dihet nëse ngjarja e rëndë që ndodhi dje të ketë lidhje me veprimtaritë e kunatit të tij, që tashmë ndodhet pas hekurave. 38-vjeçari ka qenë më i arrestuar në 2010-ën për vrasjen e një 52-vjeçari në Elbasan, Gëzim Alikajt.

Alibej dyshohet se është organizator dhe porositës i vrasjeve të Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt në korrik, teksa ka dyshime të forta se pikërisht ky person ka gisht dhe në vrasjen e Bujar Çelës, vëllait të Talo Çelës, për konkurrencën e drogës. Policia e ka cilësuar Alibejn si një person me rrezikshmëri të lartë dhe me lidhje me trafikantë ndërkombëtarë droge.

Kujtojmë se Erion Alibej është vëllai i Endrit Alibejt, të cilit dy vite më parë në Bradashesh së bashku me xhaxhain e tij, Arben Dylgjerin dhe shtetasin turk Erdal Duranay u vranë pas një prite nga njerëz të armatosur dhe të maskuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat