“Nuk bëhemi Gjermani as për 5 mandate”, Rama flet për emigracionin: S’jemi më në bunkerin e Enver Hoxhës

Shqipëria

“Nuk bëhemi Gjermani as për 5 mandate”, Rama flet për emigracionin: S’jemi më në bunkerin e Enver Hoxhës

Më: 4 dhjetor 2020 Në ora: 06:32
Edi Rama

Teksa fliste për emigracionin dhe shqiptarët që zgjedhin të lenë vendin, kryeministri Edi Rama e quajti këtë një problem global dhe jo vetëm shqiptar.

Sipas tij, njerëzit kanë ikur, ikin dhe do të ikin, ndërsa shtoi se Shqipëria nuk mund të bëhet Gjermani as për një, as për dy dhe madje as për 5 mandate.

Deklaratat erdhën mbrëmjen e së enjtes në “Politkon”.

Edi Rama:

“Emigracioni nuk është një problem shqiptar por shumë më i madh dhe më i përgjithshëm. Dhe këtë nuk e luan topi. Shqiptarët nuk do kenë nevojë e emigrimit as e kam thënë as nuk do e them kurrë. Nuk jemi më në bunkerin e Enver Hoxhës. Lavdi Zotit. Njerëzit mund të ikin. Shqiptarët kanë ikur, ikin dhe do ikin, janë kthyer, kthehen dhe do kthehen. Balanca mes ikjes dhe kthimeve do të kërkojë akoma kohë për tu ekuilibruar sado pak. Është e paekuilibruar. Siç kanë ikur, ikin dhe do ikin, janë kthyer kthehen dhe do të kthehen. Dhe ajo që ne duhet të bëjmë është ta bëjmë këtë vend më të mirë çdo ditë, çdo vit, brenda të gjitha atyre që janë të mundshme. E pamundura, pra bërja e Shqipërisë vendi i dytë pasa Gjermanisë mund të bëhet me llafe por me fakte nuk bëhet dot. Sot As për 1, as për 2, as për 3 mandate, as për 5 mandate Shqipëria nuk bëhet dot Gjermani”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat