Justifikimi epik i Ramës: Pallati pas Sahatit po bëhet t’i japë një sfond, Torre Drini i prishte imazhin

Shqipëria

Justifikimi epik i Ramës: Pallati pas Sahatit po bëhet t’i japë një sfond, Torre Drini i prishte imazhin

Më: 4 dhjetor 2020 Në ora: 08:09
Edi Rama

I ftuar në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, kryeministri Rama u shpreh se kulla pas Sahatit të Tiranës po bëhet që t’i krijojë një sfond nga pas që do t’i japë një vlerë të veçantë.

Rama: Kur arkitektët francezë bën planin e qendrës në 2003, një nga problemet që kishin ata ishte shpërfytyrimi i imazhit të Kullës së Sahatit ishte ajo ndërtesa e banesë kolektive të Torre Drinit që vareshin rroba.

Rama: Ata menduan që t’i vënë një volum që të ishte një ndërtim që t’i krijonte një sfond.

Projekti që po realizohet aty është një projekt që do t’i japë një vlerë të veçantë sikurse i ka dhënë vlerë atij monumentit te Plazza me atë harkun e artë, duke u bërë spot në kryeqytet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat