Rama: I sigurt që At Zef Pllumi do të kishte qenë shumë më afër meje sa gjithë jush

Shqipëria

Rama: I sigurt që At Zef Pllumi do të kishte qenë shumë më afër meje sa gjithë jush

Më: 4 dhjetor 2020 Në ora: 08:24
Edi Rama

I ftuar në PolitikOn, kryeministri Rama u shpreh se është paradoks që unë kam qenë i pari që kam kërkuar se para se të bëhet lista e deputetëve të merret dëshmia e penalitetit.

Rama: Në politikë hyhet për të fituar dhe është shumë e rëndësishme arsye pse do të fitosh dhe çfarë do të bësh me fitoren. Ndonjëherë duhet edhe e keqja për të bërë punë të mirë. Nëse i nxjerrim gjërat nga konteksti, e kemi shumë të lehtë të bëjmë gjykime.

Konteksti është se shumë njerëz që kanë pasur eksperienca jashtë shtetit, kanë marrë edhe njolla të caktuara dhe është paradoks që unë kam qenë i pari që kam kërkuar se para se të bëhet lista e deputetëve të merret dëshmia e penalitetit.

Asnjërin prej atyre që janë pak raste, edhe pse është hedhur shumë baltë, por unë nuk kam pasur dijeni për askënd. Jam i sigurt që At Zef Pllumi do të kishte qenë shumë më afër meje sa gjithë jush.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat