“Mos na fyeni”, irritohet në studio Agron Duka; Habit moderatori: T’ju qeras me një dopio raki shafrani

Shqipëria

“Mos na fyeni”, irritohet në studio Agron Duka; Habit moderatori: T’ju qeras me një dopio raki shafrani

Më: 4 dhjetor 2020 Në ora: 08:53
Agron Duka

Kreu i PAA-së Agron Duka e cilëson fyerje nëse e pyet nëse do ta përfshijë Lulzim Basha në listat e zgjedhjeve të 25 prillit të vitit të ardhshëm. I ftuar në emisionin “As pro, as kundër” , ai tha se kjo pyetje i nxjerr pa dinjitet aleatët, ndërsa shtoi se “ne kemi votat tona”.

“Mos na fyeni, me thënë a do i vendosni në listë, nuk na vënë këta në lista ne, ne vendosim veten, se kemi votat. Ky është një kompromis që bëhet nga dy palët, mundet që këta të na vendosin në listë dhe ne mund të mos jemi të kënaqur dhe mund të mos rrimë, se kështu dalim pa dinjitet fare. A thua po zvarritemi për t’u bërë deputetë. Të gjithë gazetarët na thonë, a do ju vendosë Lul Basha në listë? Nëse do të biem dakord të dy palët. Se kështu na fyeni” tha ai.

Megjithatë në fund pas debatit, drejtuesi i “As pro, as kundër” Robert Aliaj qetësoi situatën me raki shafrani duke shkaktuar batuta mes të ftuarve.

“Unë ju falënderoj. Kjo ishte për sot, është nata e parë. Është emisioni im i parë. Unë nuk jam gazetar, jam piktor, ky ishte emisioni im i parë. Më keni dhënë kurajo. Nuk jam perfekt dhe për këtë gjë e kam pranuar edhe këtë rol duke sfiduar veten me një gjë që nuk e kontrolloj fare duke marrë rolin e një qytetari, rolin e një njeriu që s’ka ide.

Unë do ju kisha qerasur ju me raki shafrani, po ndoshta nuk do të keni kohë, por ta dini që do të keni nga unë nga një dopio raki shafrani nga Belshi, që është e paparë. Unë jam për një dialog të qetë, jo zhurmë, jo kotec pulash, dua ta dëgjoj të marr mesazhin” e mbylli ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat