“Me dy universitete, master dhe e papunë”, Basha: Situatë e papranueshme për të rinjtë

Shqipëria

“Me dy universitete, master dhe e papunë”, Basha: Situatë e papranueshme për të rinjtë

Më: 4 dhjetor 2020 Në ora: 09:13
Lulzim Basha

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka ndarë me ndjekësit një video gjatë një takimi me një të re në Lezhë, e cila ankohet se është e papunë edhe pse ka mbaruar dy universitete dhe master.

Basha nënvizon se është e papranueshme që të rinjtë nuk kanë mundësi punësimi.

Ai premton se nëse Partia Demokratike vjen në pushtet do ta ndryshojë këtë situatë.

Basha: Ky vend i mrekullueshëm e ka potencialin të ofrojë gjithçka. Të rinjtë duhet të kenë shpresë dhe besim për të ardhmen. Na duhet vetëm të punojmë së bashku për ta bërë Shqipërinë një vend më të mirë me mundësi për çdo shqiptar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat