Meta shpreh dhimbjen për ikjen nga jeta të mikut dhe bashkëpunëtorit të tij Marko Bello

Shqipëria

Meta shpreh dhimbjen për ikjen nga jeta të mikut dhe bashkëpunëtorit të tij Marko Bello

Më: 4 dhjetor 2020 Në ora: 09:14
Marko Bello

Presidenti, Ilir Meta, ka shprehur dhimbjen për ndarjen e parakohshme nga jeta të mikut dhe bashkëpunëtorit të tij, Marko Bello.

Në një postim në facebook, ai u shpreh ngushëllimet familjarëve, teksa shton se Bello do të mbetet i paharruar në kujtimet tona.

MetaSa shumë dhimbje nga kjo ikje e parakohëshme e një miku, bashkëpunëtori, kolegu, intelektuali aktiv, qytetari model e familjari shembullor!Zoti ju dhëntë forcë Silvanës, fëmijëve e të afërmve për këtë humbje kaq të madhe, që na tronditi të gjithëve këtë mëngjes! Ngushëllimet më të ndjera! Përherë i paharruar në kujtimet tona! Lamtumirë i shtrenjti ynë Marko Bello!

Marko Bello u nda sot nga jeta në moshën 59-vjeçare në një spital në Turqi ku po kurohej për koronavirusin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat