Gara për Kushtetuesen, Apeli shtyn për të hënën seancën për Zhaklina Peton

Shqipëria

Gara për Kushtetuesen, Apeli shtyn për të hënën seancën për Zhaklina Peton

Më: 4 dhjetor 2020 Në ora: 10:37
Zhaklina Peto

Gjykata Administrative e Apelit ka shtyrë për të hënën seancën për Zhaklina Peton.

Në seancën e mbajtur mëngjesin e sotëm, Peto nuk ishte e pranishme.

Kandidatja për anëtare në Gjykatën Kushtetuese ka kërkuar shfuqizim të vendimit të KED që e skualifikoi nga gara.

KED vendosi skualifikimin e juristëve Eugen Papandile dhe Zhaklina Peto, të cilët Apeli Administrativ i kishte rikthyer sërish në garë.

Pas marrjes së këtij vendimi, faza tjetër është intervistimi i kandidatëve të kualifikuar dhe renditja e tyre, ku Meta mund të dekretojë vetëm një nga emrat në listë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat