OFL ndalet në Kukës e Tropojë/ U dërgon formularin e deklarimit të pasurisë 6 të dënuarve

Shqipëria

OFL ndalet në Kukës e Tropojë/ U dërgon formularin e deklarimit të pasurisë 6 të dënuarve

Më: 4 dhjetor 2020 Në ora: 13:06
OFL

Gjashtë persona të dënuar për vepra të ndryshme penale morën sot formularin nga Operacioni Forca e Ligjit për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë.

Ata janë Lavdrim Pepkolaj, Arbër Doçi, Besmir Mulgeci, Amarildo Danjolli, Kastriot Brahaj, Ilirjan Nezaj.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Lavdrim Pepkolaj, banues në Kukës, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”, e kryer në bashkëpunim;

Arbër Doçi, banues në Tropojë, i dënuar në Belgjikë për veprën penale “Grupi i strukturuar kriminal”;

Besmir Mulgeci, banues në Tropojë, i dënuar në Itali për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

Amarildo Danjolli, banues në Tropojë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

Kastriot Brahaj, banues në Tropojë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”, e kryer në bashkëpunim;

Ilirjan Nezaj, banues në Tropojë, i dënuar për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat