‘Grupet armiqësore në PD duhet goditur sipas mësimeve të shokut Enver’/ Kulluri: Lufta e klasave të shtrihet në familje

Shqipëria

‘Grupet armiqësore në PD duhet goditur sipas mësimeve të shokut Enver’/ Kulluri: Lufta e klasave të shtrihet në familje

Më: 4 dhjetor 2020 Në ora: 13:14
Edvin Kulluri

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edvin Kulluri ka reaguar lidhur me përçarjen që ka ndodhur në PD dhe akuzat e doktor Halim Kosovës kundrejt Sekretarit të Përgjithshëm Gazmend Bardhi dhe njerit prej kryetarëve të komisionin, Bujar Nishanit.Sipas Kullurit, tani që u shpall edhe Halim Kosova Armik, mund të thuhet se “grupet armiqësore” në PD janë kompletuar dhe me një doktor.

“Pra sobotimet janë shtrirë pothuaj në çdo fushë të jetës opozitare! Mungon edhe ndonje ushtarak dhe artist që të barazohemi me luftën ndaj armikut të brendshem sic i zbuloi dhe shkatërroi edhe vetë shoku Enver!

Ndaj mbani veshët hapur andej nga festivali i RTSH se mos del ndonjë kenge reaksionare për ta demaskuar si në Festivalin e 11-të! Sic tha edhe vetë një nga udheheqesit mediatike të partisë për nismën Thurje, se janë sabotatorë, do te thotë se gjetja, identifikimi dhe demaskimi i armikut te brendshem edhe “detyrë mbi detyrat”!”, shkruan Kulluri.

Mes ironisë Kulluri thotë se lufta e klasave duhet shtrirë edhe brenda në familje!

“Të demaskohet çdo “armik i Lulit” edhe ne rrethin familjar. Ndani burrat dhe gratë që nuk votojnë apo shprehin pakenaqësi për kryetarin e partise!

Ndërsa shokët dhe kushërinjte me pikepamje armiqesore të denoncohen në zyrat e partisë dhe profileve fallco në facebook!

Revolucioni do fitojë!”, përfundon Kulluri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat