“Ditëlindja” e Forcave të Armatosura / Meta: Mirënjohje për kontributet, përkushtimin dhe sakrificat

Shqipëria

“Ditëlindja” e Forcave të Armatosura / Meta: Mirënjohje për kontributet, përkushtimin dhe sakrificat

Më: 4 dhjetor 2020 Në ora: 13:14
Ilir Meta dhe Bardhyl Kollçaku

Presidenti Ilir Meta Ilir Meta me rastin e 108-vjetorit të krijimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë ka shprehur konsideratat më të larta, falënderimin dhe mirënjohjen e thellë për kontributet, përkushtimin dhe sakrificat në mbrojtje të Atdheut, Sigurisë Kombëtare, por edhe garantimit të lirisë, paqes e stabilitetit në rajon e botë, nën flamurin e NATO-s.

“Edhe ky përvjetor, pas tërmetit tragjik të vitit të kaluar, na gjen në një periudhë të pazakontë dhe tepër të vështirë, të shkaktuar nga pandemia COVID-19. Koha shtron si domosdoshmëri një solidaritet mbarëkombëtar, bashkëpunim dhe gjithëpërfshirje, për të mposhtur këtë armik të përbashkët, që kërcënon çdo ditë shëndetin dhe jetën e qytetarëve”, shprehet ai.

Po ashtu Meta shprehet se “duke përgëzuar Forcat tona të Armatosura, veçanërisht Njësinë Mjekësore Ushtarake, për vigjilencën, gatishmërinë e përkushtimin në krye të detyrës, në Spitalin e Traumës dhe në çdo repart e strukturë të FA,  ju inkurajoj të vijoni në përmbushje të misionit tuaj kushtetues, për të qënë kurdoherë në shërbim të qytetarëve në nevojë.

“Me këtë rast, ju shpreh ngushëllimet e mia të gjithë familjarëve të ushtarakëve, të cilët kanë humbur të dashurit e tyre nga COVID-19, si dhe ju uroj shërim të shpejtë të prekurve nga ky virus. Me sfidat e reja të sigurisë, që parashtron koha, modernizimi i pandalshëm i ushtrisë shqiptare është domosdoshmëri!Zoti i bekoftë ushtarakët shqiptarë dhe familjet e tyreLavdi Dëshmorëve dhe Heronjve të rënë për Atdhe”, u shpreh presidenti Meta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat