Covid mbyll gjykatën e Përmetit deri me 13 dhjetor

Shqipëria

Covid mbyll gjykatën e Përmetit deri me 13 dhjetor

Më: 4 dhjetor 2020 Në ora: 13:50
Përmet

Covid-19 prek  edhe Gjykatën e Faktit në Permet.

Lajmi bëhet i ditur nga kancelarja e kësaj gjykate Orjana Dervishi e cila konfirmon pezullimin e të gjitha çështjeve gjyqësore të planifikuara ditën e sotme dhe javës në vazhdim si dhe shërbimet ndaj publikut.

Pjesëtare të administratës gjyqësore të kësaj gjykate janë konstatuar me Covid-19 dhe për rrjedhojë aktiviteti i kësaj gjykate për ditët pasuese është i pamundur.

Dyert e Gjykatës së Faktit në Përmet do të riçelën në datën 13 dhjetor duke rifilluar procesin normal te funksionimit të ketij institucioni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat