Lamtumirë Marko Bello! Famir Mediu: Shumë njerëzor, do ishte një aset i rëndësishëm për të qenë deputet

Shqipëria

Lamtumirë Marko Bello! Famir Mediu: Shumë njerëzor, do ishte një aset i rëndësishëm për të qenë deputet

Më: 4 dhjetor 2020 Në ora: 14:14
Kryetari i Partisë Republikane Shqiptare, Fatmir Mediu

Kryetari i Partisë Republikane Shqiptare, Fatmir Mediu i ftuar ditën e sotme në emisionin  “Shqipëria Live” ka treguar për miqësinë me Marko Bellon, ish-deputeti socialist që ndërroi jetë sot pas luftës me COVID-19. 

Mediu tha se ai ishte shumë xhentil, me sens humori e shumë njerëzor.

Ai theksoi se ai mund të ishte një aset i rëndësishëm për të qenë një deputet në Kuvendin shqiptar.

“Është një humbje e madhe  vdekjen e Markos. Kur vajza ime Nensi hipte me makinë ai zbriste i hapte derën, ishte shumë xhentil, shumë njerëzor, kishte një sens humori. Figura e tij arriti edhe jashtë kufijve, pasi kam marrë mesazhe nga Evropa, Kosova, Anglia, nga Bundestagu Gjerman e të tjerë për vdekjen e tij. Pikërisht për vlerat që po flasin kolegët do të ishte një aset i rëndësishëm për të qenë një deputet. do të jetë një njeri që do të mungojë në aspektin njerëz, politik, diplomatik. Kompromisi që ka bërë Marko për mendimin tim është kompromisi për të qenë i drejtë”, tha Mediu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat