108 vjet ushtri, Xhaçka: Forcat e Armatosura, një forcë e standardeve të NATO-s

Shqipëria

108 vjet ushtri, Xhaçka: Forcat e Armatosura, një forcë e standardeve të NATO-s

Më: 4 dhjetor 2020 Në ora: 14:55
Forcat e Armatosura

Sot shënohet 107-vjetori i krijimit të Ushtrisë Shqiptare. Në një postim në facebook, kryeministri Rama ka shprehur respektin më të madh, për çdo shqiptar e shqiptare që në këta 108 vjet, ka shërbyer në radhët e Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

“Lavdi dëshmorëve”shkruan Rama.

Ndërsa Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka,  nënvizon se në 108 vjet Forcat e Armatosura të Shqipërisë  kanë pasur një histori plot drama e suksese, dhimbje e gëzim, ulje e ngritje.

Xhaçka: Një histori që ndërthuret e bëhet njësh me historinë e Shqipërisë e shqiptarëve. Sot unë ndihem krenare që Forcat e Armatosura vlerësohen nga shqiptaret si institucioni më i besueshëm e i respektuar, ashtu si ndihem krenare kur partnerët e aleatet tanë vlerësojnë performancën e djemve e vajzave tona me uniformë dhe përparimin e madh që FA kanë bërë.

Ministrja nënvizon se ka ende shumë punë për të bëre, por është fakt që FA sot është një forcë më moderne, më profesionale, me ushtarakë që arsimohen e stërviten njësoj si kolegët e tyre të NATO, ndërkohë që trajtohen sot financiarisht e janë sot të pajisur shumë herë më mirë.

Xhaçka: Mirënjohje për këdo që ka kontribuar për FA! Mirënjohje e krenari për ata djem e vajza që me punën e tyre po e shndërrojnë FA realisht në një forcë të standardeve të NATO-s.

Edhe  Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, ka uruar 108 vjetorin e krijimit të Forcave të Armatosura Shqiptare.

Kim: Ne jemi krenarë që stërvitemi dhe luftojmë së bashku – forcat amerikane dhe shqiptare krah për krah. Ne shpresojmë të forcojmë më tej gatishmërinë tonë të përbashkët, bashkëpunimin dhe punën në ekip. Urime!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat