Biberaj: Qeveria e Ramës modeli më negativ që ka pasur Shqipëria, ndërkombëtarët e dinë shumë mirë

Shqipëria

Biberaj: Qeveria e Ramës modeli më negativ që ka pasur Shqipëria, ndërkombëtarët e dinë shumë mirë

Më: 4 dhjetor 2020 Në ora: 14:57
Aleksandër Biberaj

Komisioni i Venecias foli qartë dhe pa nota diplomatike për ndryshimet kushtetuese . “Qeverisja aktuale është nxituar dhe kemi shkelje të demokracisë. Rama bëri ndryshimet sepse mendon se me artifica të tilla të shkojë drejt mandatit të tretë por që shancet dhe mundësitë I ka zero” beson Aleksandër Biberaj, Anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së në një Intervistë për Ora Neës.

Ndërkohë opozita ka ndezur motorët për zgjedhje dhe Biberaj shprehet i bindur se psa 25 prillit Rama do të dalë në opozitë.

Aleksandër Biberaj për RTV Ora: “Ne po bëhemi gati për zgjedhje, do futemi dhe  do fitojmë zgjedhjet dhe kryeministri do të dalë në opozitë dhe do të përballet me sistemin e drejtësisë.  Çfarë i ka bërë Rilindja dhe sekti i Rilindjes nuk do ia kishte bërë as pushtuesi antishqiptar. Se edhe një vend kur të pushton do të ketë një arsim të mirë apo system shëndetësor të mirë por si e ka katandisur qeverisja e Ramës është e paimagjinueshme.

Me rezerva Biberaj flet dhe për pozicionin e ndërkombëtarëve.

Aleksandër Biberaj për RTV Ora:  Qeveria kastile e shkatërroi Gjykatën Kushtetuese. Gjykata Kushtetuese e Gjykata e Lartë nën petkun e vetingut u shkatërruan.  Dhe gjykatat e tjera janë me gjysmë kapacitet. Fatkeqësisht rezultoi se vetingu ishte një reform e mirëfilltë politike në mënyrë që kryeministri të fuste të gjithë sistemin e drejtësisë nën kontroll dhe sot e ka nën kontroll.

Ai e ka në dorë të krijojë Gjykatën Kushtetuese, por nuk do ta bëjë se ka disa çështje shumë të rëndësishme që presin për tu shqyrtuar si dekreti i presidentit për zgjedhjet vendore 2019.

 Nuk dua të bëj me përgjegjësi faktorin ndërkombëtar se përgjegjësia është e jona, por mendoj se qëndrimet e tyre kanë qenë të buta ndonëse të ekuilibruara. Faktori ndërkombëtar duhet të kishte qenë shumë më radikal sidomos në raport me Gjykatën Kushtetuese. A imagjinohet SHBA pa gjykatë të Lartë? Apo Britania? Fatkeqësisht ndërkombëtarët punojnë me dy standarde.  

Biberaj nënvizon detyrën e rëndësishme që ka opozita për të rrëzuar atë që e quan klikë.

Aleksandër Biberaj për RTV Ora:  Kjo qeverisje vetëm ka përkeqësuar situatën brenda vendit por dhe ato ndërkombëtare. Çdo ditë kemi raporte ndërkombëtare që e nxijnë Shqipërinë siç e ka nxirë kryeministri. Nuk ka asnjë fjalë pozitive.  Shqipëria është bërë si Kolumbia e Europës. Ka vetëm propagandë. Është situatë e paimagjinueshme. Ky është modeli më negative që ka pasur  Shqipëria gjatë këtyre 30 viteve dhe ndërkombëtarët e dinë shumë mirë. Kudo që të shkelësh zi e më zi po shkon kjo punë. Detyra jonë si opozitë është të rrëzojmë këtë klikë. Ky nuk duhet të qëndronte në pushtet as 24 orë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat