‘Më mirë të bëja vaksinën sesa të kaloja COVID’/ Koraqi: Cilat janë kategoritë që përjashtohen nga vaksinimi

Shqipëria

‘Më mirë të bëja vaksinën sesa të kaloja COVID’/ Koraqi: Cilat janë kategoritë që përjashtohen nga vaksinimi

Më: 4 dhjetor 2020 Në ora: 15:01
Andi Koraqi

Shefi i Mirobiologjisë në QSUT, Andi Koraqi, njëherazi anëtar i Komitetit Teknik të Ekspertëve për përballjen me COVID, në një intervistë të dhënë për Report Tv është shprehur se vaksina anti COVID do të ketë do të ketë efikasitet 94%.  

Ai nënvizoi se vaksina nuk bëhet nga persona që kanë antitrupa.

“Ka disa kushte për të bërë vaksinën. Vaksinën e bëjnë ata që nuk kanë antitrupa. Para bërjes së vaksinave duhet bërë testi seriologjik për të parë praninë ose jo të antitrupave. Ata që kanë antitrupa duhet ta bëjnë në një moment të dytë. Për fat të mirë unë e kam kaluar që në mars COVID dhe kam ende antitrupa. Më mirë të bëja vaksinën sesa të kaloja COVID. Unë jam pro vaksinave. Pavarësisht se është një vaksinë e bërë në kushtet e emergjencës përsëri ajo i ka marrë certifikatat nga agjenci që nuk tolerojnë në besueshmëri”, tha Koraqi.

Koraqi u shpreh se në vend ka një rritje të rasteve të fundit por nuk janë kaluar kufijtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat