Burg për memet/ Mehmeti: Rama po orvatet të mbrojë shëmtinë e tij

Shqipëria

Burg për memet/ Mehmeti: Rama po orvatet të mbrojë shëmtinë e tij

Më: 4 dhjetor 2020 Në ora: 21:00
Kim Mehmeti

Analisti dhe shkrimtari Kim Mehmeti, në intervistën e fundjavës për SYRI TV, komentoi nismën qeveritare për të burgosur personat që postojnë meme online.

Sipas tij, Edi Rama po e mbron veten përmes ligjeve, që të mos shohë në pasqyrë të vërtetën.

“Orvatja e Piktorit për të kufizuar lirinë e të shprehurit ka për qëllim që ta mbrojë atë nga shëmtia e vet. Por forca e njeriut matet se sa mund të përballet ai me të vërtetën,” tha Mehmeti.

“Rama mbrohet duke kontrolluar median. Por edhe rrena ka një afat të caktuar përdorimi. Përpjekja për të mbrojtur veten nga pasqyra tregon se gjithsecili është i vetëdijshëm për shëmtinë apo bukurinë e vet.

Ai e zhbëri Shqipërinë si vend. Në fund ajo që shihet prej tij është ajo që shihet nga memet e shumta ku ai del siç është, një burrështetas i paaftë dhe qesharak,” tha Mehmeti.

Sipas tij, në Maqedoni, mediat sociale vetërregullohen.

“Unë nuk kam mundur që t’i hedh në gjyq kur kanë shpifur ndaj meje. Qëllimi është që portalet të mbrojnë vetë profesionin e vet dhe të mbrojnë interesa të ndryshme, interesa partiake apo e të fortëve. Kjo nuk bëhet me ligj.

Edhe Enveri nuk e bëri dot këtë gjë. Nëse Rama do sjellë ligj kundër memeve, do të ketë më shumë karikatura ndaj tij,” tha Mehmeti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat