Vritet me armë zjarri një efektiv i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë

Shqipëria

Vritet me armë zjarri një efektiv i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë

Më: 5 dhjetor 2020 Në ora: 07:42
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një efektiv i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë është gjetur i vdekur në një automjet i cili u gjet jashtë rruge sot herët në mëngjes në zonën e Lezhës. Në galeri gjeni momentet kur u gjet makina me të riun e vrarë.

Sipas të dhënave që mëson noa.al, djali 26 vjeçar shkodran, Xhulio Prela, është qëlluar me armë zjarri dhe duket se kjo ka provokuar aksident që është mbyllur me vdekjen fatale të të riut.

Gjithçka u mësua sot, rreth orës 02:20, kur në Sallën Operative të policisë së Lezhës ka ardhur një telefonatë se në aksin rrugor Milot-Lezhë, në Gajush, një automjet ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Atje kanë shkuar shërbimet e Policisë ku kanë konstatuar në mjetin tip "Volkwagen" shtetasin Xhulio Prela 26 vjeç, punonjës Policie i FNSH Shkodër, i cili kishte humbur jetën.

Nga veprimet paraprake dyshohet ka humbur jetën nga përdorimi i armës së zjarrit.

Për zbardhjen e ngjarjes është ngritur një grup i pocaçëm hetimor me ekspertët më të mirë të Policisë Kriminale nga Departamenti i Policisë Kriminale dhe të DVP Lezhë.

Noa mëson se nën drejtimin e Prokurorisë po vijon intensivisht puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, mbështetur nga FNSH Shkodër dhe forcat speciale RENEA, kanë ngritur pika kontrolli dhe po kontrollojnë zonën për shoqërimin e personave të dyshuar si autorë të ngjarjes apo që mund të kenë dijeni për ngjarjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat