“Zonë të Lirë Ekonomike dhe linjë treni”/ Balluku: Durrësi dhe Shqipëria do të përfitojnë një port ndërkombëtar

Shqipëria

“Zonë të Lirë Ekonomike dhe linjë treni”/ Balluku: Durrësi dhe Shqipëria do të përfitojnë një port ndërkombëtar

Më: 5 dhjetor 2020 Në ora: 13:54
Belinda Balluku

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës Belinda Balluku ka vijuar inspektimet në Portin e Durrësit.

Balluku deklaroi se Porti do të rialokohet për t’i hapur rrugë shndërrimit të portit aktual në një port tërësisht turistik.

Balluku gjithashtu u shpreh se qëllimi është që  Porti i Durrësit të kthehet në një port tërësisht turistik, jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për rajonin.

Balluku u shpreh se qëllimi është kthimi i Durrësit në një Hotspot në Ballkan dhe në Mesdhe, dhe përafrim tjetër ndërkombëtar të këtij qyteti.

“Synimi i qeverisë është që Durrësi të kthehet në një qytet turistik me vlerë jo vetëm për Shqipërinë , por edhe për rajonin.

Porti i ri do të ndërtohet mbi bazën e parashikimeve të volumeve të dhjetëvjeçarit të ardhshëm, do të ketë një zonë të lirë ekonomike që do të lidhet me një linjë treni. Durrësi dhe Shqipëria do të përfitojnë një port ndërkombëtar, me parametra modernë”, u shpreh Balluku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat