Pedagogia u mposht nga Covid/ Flasin kolegët e pedagoges Kozeta Noti

Shqipëria

Pedagogia u mposht nga Covid/ Flasin kolegët e pedagoges Kozeta Noti

Më: 5 dhjetor 2020 Në ora: 15:02
Kozeta Noti

Ne këtë klase, ne datën 4 mars te vitit 2020 ne fakultetin e Shkencave Sociale zhvillohej nje ore mësimi normale.

Nxenesit te cilët kishin mbushur ketë auditor nuk e dinin se ajo do te ishte ora e fundit e mësimit ke forme normale perpara se pandemia ti detyronte te nisnin mësimin online. Mbi te gjitha pedagogia e cila jepte mësim atë dite zonja Kozeta Noti nuk e dinte se ajo ishte ora e fundit e mësimit qe ajo jepte ne nje auditor kjo per shkak se vetëm pak dite me pare zonja Kozi e njohur ndryshe ne moshën 54 vjecare humbi luftën me covid 19.

“Ka filluar punën ne FSHS ne vitin 2001 pra rreth dy dekada qe jepte mësim ne auditoret e FShS”

“E njoh Kozeten qe kur kemi qene 18 vjec. Nuk e pranonte qe ishte me covid”.

“Gjithnjë unë i thoja ki kujdes por profesoresha “po, po”, thoshte e kam kujdesin e vazhdueshëm”.

“Qe kur vajti ne spital ajo ishte pikëllim i madh per shume njerëz, vuante nga diabeti e shkelte”.

“Drama ka qene e madhe ka qene nje shok total, edhe per faktin qe nje person qe ishte ne gjendje te mire ne nje kohe aq te shkurter nuk jeton me, shoku ka qene i madh si per ne dhe per studentet qe ajo i ka pasur te afërt”.

“Dhe ky moment i poshtër i lajmërimit qe Kozeta u fik vinte pas nje permiresimi te dukshëm dhe po bëheshim gati ti thoshim Kozeta kësaj here ja hodhe por herës tjetër duhet te ndryshosh trajektoren ky ishte paralajmërim nuk ka here te dyte por doli qe ky paralajmërim nuk ishte i tille por ishte goditja e fundit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat