“Pusi i Mezinit” harrohet nga Bashkia, shqetësim rruga e degraduar e kanalizimet

Shqipëria

“Pusi i Mezinit” harrohet nga Bashkia, shqetësim rruga e degraduar e kanalizimet

Më: 6 dhjetor 2020 Në ora: 15:19
“Pusi i Mezinit”

Lagja “11 Janari” e njohur edhe si “Pusi i Mezinit” është një prej zonave ku banorët e konsiderojnë veten të harruarit e bashkisë së drejtuar nga kryebashkiaku Dritan Leli. Rruga dhe kanalizimet që shkaktojnë përmbytje, janë shqetësimet që s’kanë marrë kurrë zgjidhje.

“Rruga dhe kanali janë problemet kryesore. Po ra një shi, gjithë uji na vjen brenda.”

Këto janë dy shqetësimet kryesore të banorëve të lagjes “11 Janari” në Vlorë e njohur edhe si “Pusi i Mezinit”.

Rruga është e degraduar, ndërsa kanalizimet e hapura të ujërave te zeza përshkojnë lagjen.

Në ditët me shi, ujërat e zeza e të bardha bashkohen dhe u futen në shtëpi banorëve.

“Jam mbytur dy herë nga uji, më ka hyrë në shtëpi. Nuk mu qasën fare.”

Kjo situatë thonë se është e pandryshuar të paktën në 8 vitet e fundit, kur asfaltin e mori shiu.

“Rruga të ecësh me çizme, rrugë fshati.”

“Kam 30 vjet, asnjë gjë nuk ka ndryshuar në këtë lagje. Shikoji rrugët.”

“Kemi bërë kërkesa, lekë kemi hedhur vetë. Atë e kam bërë vetë, kanalin këtu e hapën dhe e lanë kështu.”

Në bashkinë e Vlorës thonë se as nuk i presin për ti dëgjuar.

“Jemi ankuar, nuk na hapin derën fare. Njësia këtu është kot.”

Në buxhetin e vitit 2020, Bashkia e Vlorës nuk kishte parashikuar asnjë ndërhyrje në lagjen “11 Janari” ,  ndërsa nuk dihen planet për vitin tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat