Bujtinat kërkojnë punonjës/ Shtohen pushuesit vendas, por turizmi vuan mungesën e punonjësve

Shqipëria

Bujtinat kërkojnë punonjës/ Shtohen pushuesit vendas, por turizmi vuan mungesën e punonjësve

Më: 6 dhjetor 2020 Në ora: 20:06
Foto ilustrim

Në Tepelenë bujtinat, hotelet dhe restorantet e çelura gjatë këtij viti të vështirë konfirmojnë se u frekuentuan pothuajse tërësisht nga vizitorët shqiptarë.

Pandemia shkaktoi një lloj hezitimi në fillim të saj por më pas tregon Albi Merjo që drejton një bujtinë në Nivicë të Kurveleshit numri i vizitorëve u rrit shumë dhe ishte e pamundur të gjeje staf për shërbimet.

Mungesë të stafit të kualifikuar kanë më shumë se 30 njësi që ofrojnë shërbime modeste dhe të mirfillta turistike në Tepelenë. Këto biznese që po hedhin hapat e parë në treg në 80% të tyre janë biznese familjarë ku personat e së njëjtës familje manaxhojnë vizitorët, gatuajnë për ta, merren me furnizimet dhe përpiqen t’ju ofrojnë miqve edhe mundësi zbavitjeje.

Ekspertët e zhvillimit vërejnë se kemi të bëjmë me ndërmarrje të vogla që kanë nevojë fillimisht për kualifikimin e administratorëve sepse rritja kaotike mund të cenojë cilësinë.

Në Tepelenë themeluesit e bujtinave të para po shfrytëzojnë potencialin e rrallë natyror, kulturor dhe historik të zonës për të tërhequr vëmendjen por statistikat tregojnë se popullsia aktive dhe familjet e reja vijojnë ta braktisin me ritme të shpejta zonën.

Këtë vit bashkia e Tepelenës shënoi minimumin historik të lindjeve me vetëm 20 të tilla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat