Bllokim i ri tek dogana e Kapshticës: Ja se kush lejohet që të kalojnë

Shqipëria

Bllokim i ri tek dogana e Kapshticës: Ja se kush lejohet që të kalojnë

Më: 7 dhjetor 2020 Në ora: 13:49
Kapshticë

Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë ka njoftuar se Autoritetet e Policisë Greke, se në vijim të masave të marra mbi përballimin e situatës së krijuar për shkak të pandemisë COVID-19, nuk do të lejojnë hyrjen dhe daljen nga dogana e Kapshticës me autobusat, taksitë, apo çdo mjet tjetër i transportit të pasagjerëve

Sipas autoriteteve nga ora 06:00 deri në orën 22:00, do të lejohen të dalin nga Greqia dhe të hyjnë në Shqipëri nëpërmjet kësaj Pike Kalimi, vetëm këmbësorët dhe mjetet e tonazhit të rëndë, kamiona mallrash.

Ndërsa autobusat, taksitë, apo çdo mjet tjetër i transportit të pasagjerëve, nuk do të lejohet të kalojë.

Stacioni i Policisë Kufitare Kapshticë:

Informohemi nga Autoritetet e Policisë Greke, se në vijim të masave të marra mbi përballimin e situatës së krijuar për shkak të pandemisë COVID-19, prej ditës së sotme dhe në vazhdim, nga ora 06:00 deri në orën 22:00, do të lejohen të dalin nga Greqia dhe të hyjnë në Shqipëri nëpërmjet kësaj Pike Kalimi, vetëm këmbësorët dhe mjetet e tonazhit të rëndë, kamiona mallrash. Ndërsa autobusat, taksitë, apo çdo mjet tjetër i transportit të pasagjerëve, nuk do të lejohet të kalojë.

Rikujtojmë qytetarët se hyrja për në shtetin grek, vijon të jetë e mbyllur.

Duke ju falenderuar për mirëkuptimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat